Futboll
Prej të shtunës, në Kumanovë nis turneu i minifutbollit “Bashkimi 2014”
18.12.2014 15:49
Të premten me fillim prej orës 14:00 në ambientet e fushës së futbollit “Bliznak Sport” në Kumanovë...

Të premten me fillim prej orës 14:00 në ambientet e fushës së futbollit “Bliznak Sport” në Kumanovë, do të bëhet tërheqja e shortit të turneut tradicional në futboll të vogël “Bashkimi 2014”.
Në këtë turne do të marrin pjesë ekipe të njohura në futbollin e sallave si dhe lojtarë cilësor të kësaj loje sportive.
Ky turne, përveç që do të vazhdojë traditën e tij shumëvjeçare, do të ketë edhe karakter humanitar, pasi mjetet e grumbulluara do tu dedikohen familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Turneu i minifutbollit fillon më 20 dhjetor, me ndeshjet nëpër grupe, ndërsa më pas do të vazhdohet me ndeshjet eliminatore, kurse finalja është paraparë për 5 janar të vitit 2015.
Në finale do të zhvillohet një ndeshje reviale mes legjendave të futbollit të Kumanovës dhe Kosovës, ku pritet të prijnë emrat legjendar të futbollit kumanovar si: Rexhep Ajeti, Ridvan Ymeri e të tjerë si dhe atij kosovar: Fadil Vokrri, Rafet Prekazi, Mensur Nexhipi, të udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Ajet Shosholli.
Në këtë turne për herë të parë do të ketë edhe një studio improvizuese, në të cilën analist sportiv do të analizojnë dhe komentojnë ndeshjet që do të zhvillohen për çdo mbrëmje deri në finale, ndërsa të gjitha ndeshjet do të luhen në orët e mbrëmjes në palestrën sportive në Kumanovë.
