Sot takim i ri Zaev-Gashi
01.12.2021 10:55
Kryeministri Zoran Zaev...

Kryeministri Zoran Zaev sot në ora 14:00 në Klubin e deputetëve do ta takoj përsëri kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, shkruan Alsat.
Ndryshe Zoran Zaev e Afrim Gashi gjatë takimit të së hënës parimisht janë marrë vesh mbi aspektet programore, ndërsa vijon ndarja e resorëve.
Jo zyrtarisht Alternativa pretendon ministrinë e Shëndetësisë dhe një zëvendëskryeministër në mesin e katër prej tyre sa momentalisht numëron Qeveria.
