Maqedoni
Filipçe: Jo vaksinim të detyrueshëm për administratën
01.12.2021 14:44
Për momentin, nuk do të aplikohet masa e vaksinimit të detyrueshëm apo PCR testit negativ në sektorin publik...

Për momentin, nuk do të aplikohet masa e vaksinimit të detyrueshëm apo testit negativ PCR në sektorin publik. Ministri Filipçe thotë se konkluzioni i qeverisë dhe ekspertëve është se gjobitja e të pavaksinuarve do të hapte shumë çështje serioze dhe madje do të ishte ngarkesë e madhe financiare për të pavaksinuarit.
“Tani për tani masa për vaksinim të detyrueshëm nuk do të zbatohet, pasi hap pikëpyetje shumë serioze se si do të ndëshkohen ata që nuk duan të vaksinohen. Do të shohim se si do të lëviz përfshirja e vaksinimit përmes kësaj mase me mjekët amë. Jemi të gatshëm të sjellim edhe masa tjera dhe mendoj se edhe në Europë, kjo është diçka që do të mund të ndryshojë. Disa vende mendojnë se vaksinimi duhet të bëhet i detyrueshëm.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Stimulimi financiar i mjekëve amë, Filipçe: masë lehtësisht e zbatueshme
Filipce arsyeton vendimin për kompensim prej 30 denarë për pacient për mjekët amë deri sa vaksinimi i përgjithshëm të rritet në 70% nga numri I pacientëve që kanë.
“Konsideroj se masa është e mirë dimensionuar dhe realisht mund të zbatohet. Gjithashtu, mjekët amë duhet të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të rritet përfshirja me vaksinim. Masa është e rëndësishme edhe për shtetin edhe për sistemin shëndetësor… Numri më i lartë i pacientëve që ka ndonjë mjekë amë është rreth 2.500, mesatarja është një mijë, ashtu që shuma për kompensim nuk duhet të shpërfillet.”,- u shpreh Filipçe.
Deri më tani, 39 për qind e popullsisë është e vaksinuar.
GYLTENE SINANI
