Maqedoni
Vevçan, situata Covid stabile, vazhdon vaksinimi
01.12.2021 15:03
Situata me Covid-19 në komunën e Vevçanit momentalisht është stabile....

Situata me Covid-19 në komunën e Vevçanit momentalisht është stabile. Në rajonin prej 30 mijë banorësh, ka vetëm 40 pacientë pozitiv me Covid-19. Shumica janë me pamje të lehtë klinike. Në repartin Covid nuk ka asnjë pacient të shtruar. Për sa i përket vaksinimit, në qendrën shëndetësore në Vevçan, ku përfshihen edhe dy ambulancat në Veleshtë dhe Llabunishtë, nga 100 të punësuar, vetëm 3 persona nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.
“Në periudhën deri në një muaj më parë kishim rreth 90% të vaksinuar, por në 30 ditët e fundit janë vaksinuar, do të thosha të gjithë. Kemi tre punonjës të pavaksinuar, dy punonjës shëndetësorë dhe një punonjës administrativ të pavaksinuar.”,- deklaroi drejtori i Qendrës Shëndetësore “Svetozar Çoçoroski” – Vevçan, Jovan Stojkoski.
Vaksinimi edhe nga ana e banorëve gjithashtu vazhdon kënaqshëm. Në Vevçan vaksinohen rreth 30 persona në ditë dhe interesimi më i madh është për një dozë të tretë. Qendra shëndetësore e Vevçanit përfshin edhe fshatrat Veleshtë, Llabunishtë, Oktis, Tatesh, Borovec dhe Podgorcë.
ILMIE ZHAKU
