Botë

Mogerini: takimi Thaçi-Viçiq në janar

18.12.2014 15:53

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, është takuar sot në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin...

Ata kanë biseduar për vazhdimësinë e takimeve të nivelit të lartë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Synoj t’i thërras të dy kryeministrat për takimin e nivelit të lartë në janar dhe pres me padurim vazhdimin e punës sonë të rëndësishme në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”- ka thënë Mogherini, duke shtuar se për BE-në dhe për të personalisht kjo mbetet çështjen e prioritetit të lartë.

“Kishim një mundësi të mirë për të këmbyer pikëpamjet tona mbi përparimet në Kosovë. Jemi pajtuar që tani, pas formimit të Qeverisë në Prishtinë, puna duhet të vazhdojë me dinamikë të shtuat drejt agjendës evropiane të reformave, në mënyrë që të arrihet përparim i mirë gjatë vitit të ardhshëm si në rrafshin e zhvillimit të brendshëm, ashtu edhe në rrugëtimin drejt BE-së”- citohet të ketë thënë në një komunikatë për media Mogherini pas takimit me ministrin e Jashtëm të Kosovës.