Maqedoni
Qeveria për furnizimin me energji elektrike, do të rritet prodhimi vendor i energjisë
01.12.2021 15:52
Qeveria vendosi të zgjasë afatin e gjendjes së krizës energjetike dhe i propozim Kuvendit...

Qeveria vendosi të zgjasë afatin e gjendjes së krizës energjetike dhe i propozim Kuvendit të miratojë vazhdimin e kësaj gjendjeje edhe për 6 muajt e ardhshëm, pra deri më 9 qershor 2022. Por, për sa për qind do të rritet çmimi i energjisë elektrike dhe a do të vazhdojë tarifa e lirë pas 1 janarit nga Qeveria thonë se për këto çështje do të diskutohet në seancat e radhës. Sigurojnë se fokusi i ESM-së është rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe kontinuiteti në prodhimin e saj.
“Në TEC-Manastir po punohet në nxjerrjen e qymyrit për sigurim stabil të energjisë elektrike për amvisëritë dhe harxhuesit e vegjël të energjisë. Nga Shqipëria në mënyrë plotësuese janë siguruar 90 ton qymyr për fillimin e prodhimit të rrymës për ekonominë me çmime më të kapshme nga ato momentalet në berza. Shpallja e fundit publike për furnizim me 810 mijë ton qymyr do të jetë e hapur gjatë tëri vitit 2022. Ka filluar me punë edhe TEC - Osllomej dhe për aty sigurohet qymyr shtesë.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
VMRO-DPMNE: 250 mln euro subvencionim të energjisë elektrike
VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë se po përballet pa sukses me krizën. Kërkojnë që qeveria të ndajë 250 milion euro subvencione për kompanitë e qytetarët dhe ndihmë për komunat.
“Ne kërkojmë që të sigurohen 250 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët dhe kompanitë për të parandaluar goditjen shtesë të çmimeve dhe inflacionin… të sigurohen mjete për të gjitha komunat, të cilat që nga fillimi i krizës energjetike u përballën me ndërprerje të kontratave nga furnizuesit, d.m.th. të mbulohet diferenca e çmimit në kontratën e lidhur fillimisht dhe çmimit aktual të energjisë elektrike.”,- u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajlovski.
Misajllovski theksoi se situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk duhet lejuar që kriza energjetike të rrezikojë edhe më shumë standardin e qytetarëve.
FLUTURA LAITIFI
