Maqedoni

Zgjerimi i shumicës parlamentare, Mickovski: Pjesëmarrja e Alternativës, hap i gabuar

01.12.2021 16:41

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hiristijan Mickovski, e vlerëson hap të gabuar vendimin e çdo subjekti politik....

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hiristijan Mickovski, e vlerëson hap të gabuar vendimin e çdo subjekti politik që përpiqet t‘i bashkëngjitet kësaj qeverie. Sipas Mickovskit, kjo është qeveria më e kriminalizuar dhe më e korruptuar që ka ngjitur vendin në majën e përceptimit për krim dhe korrupsion, Qeveria që ka dështuar në zbatimin e reformave në arsim si dhe që s’ia ka dalë të menaxhojë situatën me epideminë.
 
“Ka shumë faktorë që ndikojnë te unë që të konstatoj se çdo pjesëmarrje e ndonjë faktori të jashtëm, në këtë rast pjesëmarrja e partisë politike Alternativa, në këtë qeveri paraqet hap të gabuar, por ky është vendim i kryesisë dhe liderit të asaj partie politike. Unë nuk do të kisha dashur të përzihem në punët e partive të tjera politike, pasi ajo do të ishte politikisht mungesë kulture, prandaj dua të mbaj këtë mënyrë të sjelljes.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Opozita maqedonase konsideron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të domosdoshme për dalje nga kriza politike dhe për hapërimin drejt Bashkimit Evropian. 
 
“Karteli kriminal i Qeverisë është kërcënim për vlerat evropiane.”- thuhet në kumtesën e partisë opozitare VMRO-DPMNE.  
 
SHPËTIM NUREDINI