Maqedoni

Covid-19, 10 viktima e 410 raste të reja në 24 orë

01.12.2021 18:06

Është 10 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit....

Është 10 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit. 6 prej viktimave janë nga Shkupi dhe nga një viktimë u regjistrua në Prilep, Ohër, Veles, Tetovë dhe Gostivar. Një viktimë është regjistruar edhe nga “Termini im”, me diagnozë Covid.
 
Ndërkohë, nga 2.674 testime, janë regjistruar 410 raste të reja pozitive. Kryeson sërish Shkupi me 185 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë po ashtu regjistroi 290 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 8.110.