Maqedoni

Arrin në Shkup edhe i mbijetuari i shtatë, trupat pa jetë, të premten u dorëzohen familjeve

01.12.2021 17:33

Nga Spitali “Pirogov” në Sofje është lëshuar këtë të mërkurë edhe pacienti i fundit që i mbijetoi tragjedisë së rëndë në autostradën “Struma”....

Nga Spitali “Pirogov” në Sofje është lëshuar këtë të mërkurë edhe pacienti i fundit që i mbijetoi tragjedisë së rëndë në autostradën “Struma”. Ai është 45 vjeçari Orhan Aliti, i cili tashmë i është nënshtruar edhe  një operacioni në Bullgari e u transferua në Shkup pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua. Autoritetet bullgare së bashku me ekpertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore përfunduan procesin e identifikimit të kufomave. 45 trupat e pajetë, do të mbërijnë në Aeroportin e Shkupit mëngjesin e 3 dhjetorit. Po të njejtën ditë, trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.
 
“Punohet Intensivisht për përfundimin e analizave të ADN-së. Ato i kryejnë kolegët nga Bullgaria që janë në komunikim të përditshëm me kolegët tanë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pas përfundimit të analizave, do të organizohet transporti i trupave.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Hetimi duhet t’I japë përgjigje dilemes kryesore se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe pse u dogj aq shpejtë autobusi. Përveç gabimit njerëzor, po hetohen edhe pista të tjera, mes tyre, ndonjë defekt i mundshëm në autobusin e Besa Trans, pasi sipas një deklarate të ministres bullgare të zhvillimit rajonal, Violeta Komitova, është zbuluar një rrjedhje 300 metra para vendit të fatkeqësisë. Ajo gjithsesi ka  ka ripërsëritur konstatimet se problemi më serioz mbetet cilësia e sinjalistikës rrugore.
 
REXHEP QAMILI