Maqedoni
Bejta: Gostivari investon për rritjen e cilësisë në arsim
18.12.2014 16:13
Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Gostivar, prej sot do të ketë ndarje të re fizike me Shkollën e Mesme Ekonomike...

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Gostivar, prej sot do të ketë ndarje të re fizike me Shkollën e Mesme Ekonomike, terrene sportive, gjelbërim dhe ndriçim të oborrit, si dhe hyrje dhe fasadë të re të shkollës.
Promovimi i investimeve të bëra në rregullimin e infrastrukturës së jashtme të shkollës u bë sot nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, drejtorit të SHMM-së “Gostivari”, Agron Alili, si dhe të punësuarit dhe nxënësit e shkollës.
Kësaj shkolle të re të pavarur i kemi krijuar kushte të mira, që nxënësit të kenë kushte më të mira për mësim, deklaroi kryetari i Gostivarit, Bejta.
Kryetari Bejta, gjithashtu pa nga afër edhe kushtet ku mjekët e rinj bëjnë punën praktike dhe më pas bashkëbisedoi me vetë nxënësit për nevojat, si dhe ndoqi dokumentarin e përgatitur për historikun e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila filloi të funksionojë e pavarur nga ky vit.
LULZIM HAZIRI
