Maqedoni

Katër të lënduar në Munih pas shpërthimit të bombës së luftës

01.12.2021 19:23

Katër persona janë lënduar, njëri prej tyre seriozisht, më 1 dhjetor pas shpërthimit të një bombe nga Lufta e Dytë Botërore...

Katër persona janë lënduar, njëri prej tyre seriozisht, më 1 dhjetor pas shpërthimit të një bombe nga Lufta e Dytë Botërore afër stacionit qendror të trenave në Munih, njoftuan shërbimet e emergjencës.
 
Disa punëtorë të ndërtimtarisë ishin duke shpuar tokën kur bomba shpërtheu, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në një njoftim për media.
 
Shpërthimi ishte dëgjuar disa kilometra larg dhe shkaktoi dëme materiale, raportuan mediat gjermane.
 
Për shkak të këtij incidenti edhe operatori kryesor i trenave (Deutsche Bahn) suspendoi shërbimet për një kohë të caktuar në linjat e prekura. Sipas zjarrfikësve shpërthimi ndodhi afër një ure nëpër të cilën kalojnë të gjithë trenat që hyjnë ose dalin nga stacioni.
 
Rreth 75 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania mbetet e mbushur me bomba të pashpërthyera, të cilat shpesh zbulohen gjatë punimeve ndërtimore. Megjithatë shumicën prej tyre i largojnë ekspertët para se të shpërthejnë.
 
Vetëm vitin e shkuar, shtatë bomba nga Lufta e Dytë Botërore ishin gjetur afër zonës së fabrikës së parë evropiane të kompanisë Tesla, në periferi të Berlinit.
 
Bomba të pashpërthyera u gjetën edhe në Koln dhe Dortmund vitin e shkuar.
 
Ndërkaq në vitin 2017, një bombë prej 1.4 milion ton e cila u gjet në Frankfurt detyroi evakuimin e 65 mijë banorëve, ndryshe operacioni më i gjerë i kësaj natyre që nga përfundimi i luftës në vitin 1945./REL/