Maqedoni

Takimi i tretë Zaev-Gashi, harmonizohen qëndrimet, nuk jepen sqarime

01.12.2021 20:10

Edhe pas 4 orëve bisedime, zv/ kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës Afrim Gashi...

Edhe pas 4 orëve bisedime, zv/ kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës Afrim Gashi, nuk arritën që t’i përmbyllin negociatat dhe të arrijnë marrveshje konkretete, se si Alternativa do bëhet pjesë e Qeverisë.
 
Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga press Qendra e Qeverisë, thuhet se është arritur përparim në harmonizimin e qëndrimeve rreth përmbajtjes se programit qeveritar dhe janë këmbyer idetë dhe pikpamjet e dy palëve për të ndarë përgjegjësitë në nivelin më të lartë në institucionet e pushtetit qëndror. As Zaev e as Gashi nuk deshën të hyjnë në detaje lidhur me çështjet që po diskutojnë në këto tre takime, por vetëm shkurt u tha nga Gashi, se ky takim ka qenë konstruktiv. 
 
“Kemi përparim në negociata vazhdojn konsultimet në parti.”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës
 
Në komunikatën e qeverisë me tej thuhet se:
“Bisedimet vazhdojnë të udhëhequra nga aspiratat për agjendën europiane të vendit dhe nga nevoja për të dërguar mesazhe të qarta te qytetarët dhe Bashkimin Europian për përkushtimin e europianizimit të Maqedonisë së Veriut, për përmirësimin e standardit ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”. 
 
Pritet që deri në fund të javës të realizohen konsultimet e nevojshme me parti politike për t’u siguruar pajtimi i nevojshëm me qëllim që të arrihet marrëveshje për qeveri të përbashkët që do të përkushtohet në sfidat që vijnë nga pandemia dhe kriza globale energjetike.
 
Ndonëse asnjëri nga liderët nuk ka treguar nëse negociohet për ndarje të dikastereve, rezultati i takimit do t'u prezantohet organeve partiake dhe Zaev do t'ua thotë koalicionit dhe partnerëve parazgjedhor, si dhe BDI-së. Megjithatë jozyrtarisht në media flitet se alternativa kërkon një post ministror dhe një zëvendëskryeministër dhe 25 drejtori. 
 
SANIJE DURAKU