Presideni Stevo Pendarovski thekson se nuk ka asgjë më të padrejtë se të humbet jeta nga faktori njeri, lëshime sistematike apo rregullore të shkelura dhe të mos sigurohet drejtësia. Duke përmendur fatkeqësitë e fundit duke filluar nga fatkeqësia e autobusit në Llaskarcë, djegia e spitalit modular në Tetovë dhe fatkeqësia e fundit me autobusin në Bullgari, Pendarovski tha se kërkesat e familjarëve të viktimave por edhe gjithë shoqërisë për të vërtetën dhe drejtësinë duhet të jenë prioritet absolute.
Pendrovski tha se për drejtësi nuk janë të nevoshme vetëm ligjet por ndryshimi i ndërgjegjës dhe se nuk guxon të tregtohet me drejtësinë. Kërkoi që për gjykatës dhe prokurorë publik të zgjedhen njerëz me përgjegjësi dhe integritet që do të jenë të përkushtuar në drejtësi.
“Të gjykohet drejtë, do të thotë të respektohet dinjiteti i njeriut përfshi edhe ato që nuk janë më në mesin tonë. Nuk është i vogël numri i qytetarëve që këto tre dekada janë ballafaquar me aktgykime të padrejta apo me drejtësi të vonuar. Një nga shembujt e fundit për këtë janë edhe familjet e viktimave nga një fatkeqësi tjetër e autobusit në Llaskarcë që akoma presin drejtësinë. Kjo pasiguri e drejtësisë është edhe një nga arsyet e ikjes së rinisë në vendet me kulturë më të zhvilluar për respektimin e ligjeve.”, tha Stevo Pendaroski, president.
Stërzgjatja e proceseve gjyqësore, Jovevski: Gjykatësit e tillë, s’kanë vend në sistem
Kryeprokurori Joveski tha se gjykatësit dhe prokurorët të cilët në 100 seanca gjyqësore nuk arrin të zbardhin dhe përfundojnë një rast ku ka viktima, nuk e kanë vendin gjyqësor e prokurori.
“Zgjatja e procedurave nuk e siguron drejtësinë dhe me të drejtë thuhet se drejtësia e ngadalshme shpesh është padrejtësi. Qytetarët me të drejtë kërkojnë drejtësi të shpejtë dhe efikase. Nuk guxon të lejohet që pas mbajtjes së më shumë se 100 senacave në lëndë konkrete ku ka edhe viktima në njerëz të mos miratohet vendim. Për këtë arsye, atyre prokurorëve dhe gjykatësve të cilët udhëhiqen nga interesa të tjerë dhe jo nga profesionaliteti nuk e kanë vendin në radhët tona.”, tha Lubomir Joveski, kryeprokuror.
15 vjet AGJP, nevoitet gjyësor që meriton respekt
Në 15 vjetorin e themelimi i Akadimisë për Gjykatës dhe Prokurorë, u tha se academia është garanci se do të zgjidhen kuadrot më cilësore.
“Shteti ynë ndodhet në zhvillim demokratik progresiv, koha kur gjyqësori duhet të sigurojë balans në mes të legjitimitetit, pavarsisë, llogaridënies dhe të meritojë respektin dhe besimin publik në sistemin e jurisprudencës.”, tha Natasha Gaber Damjanovska, drejtoreshë e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.
“Reformat në jurisprudencë nuk janë vetëm kriteret për në BE, ato janë baza për sundimin e së drejtës që është kyq në prosperitetin avansimin dhe mirqenies së shtetit dhe qytetarëve të saj. Në zemrën e këtyre reformave janë gjykatës dhe prokurorë të pavarur, përgjegjës dhe profesinistë.”, tha Bojan Mariqiç, ministër i Drejtësisë.
Deri më sot në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë kanë kaluar 6 gjenerata, gjegjësisht 130 kandidatë e kanë mbaruar trajnimin në Akademi, prej tyre 66 janë gjykatës ndërsa 64 prokurorë publikë. 57 kandidatë të gjeneratës së shtatë po zhvillojnë pjesën praktikën ndërsa në pritje janë edhe 97 kandidatë të ri për një vit të fillojnë trajnimin.
FLORIJE BELULI KAMBERI