Ministria e Arsimit, studentët sot kanë marrë subvencione për ushqim

02.12.2021 11:51

Ministria e Arsimit dhe Shkencës....

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se sot është kryer pagesa e mjeteve financiare për subvencionim të racionit ushqimor për 27.046 studentë.

Nga MASH njoftojnë se çdo muaj, nga data 20 deri me datën 30-31, studentët do të kenë mundësinë që të aplikojnë për shfrytëzimin e kësaj mase, që për çfarëdo arsye paraprakisht nuk kanë aplikuar ose nuk kanë plotësuar kushtet.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se 657 studentë kanë paraqitur llogari transaksioni të pasakta dhe duhet të paraqesin të dhëna të sakta për të kryer pagesën, ndërsa 356 aplikime nga afati i dytë i thirrjes do të shqyrtohen përmes institucioneve të arsimit të lartë për statusin e rregullt të studentit, me çka për vendimin e marrë do të njoftohen përmes portalit të shërbimeve elektronike.