Varianti i ri i virusit Omicron, BE bisedon seriozisht për vaksinim të detyrueshëm
Pas paraqitjes së variantit të ri të virusit Omicron....

Pas paraqitjes së variantit të ri të virusit Omicron në shumë vende evropiane Presidentja e KE-së Ursula Von Der Leyen pajtohet që në kuadër të Bashkimit Evropian seriozisht të bisedohet për vaksinim të detyrueshëm.
Tha se nevojiten rreth 100 ditë që shkenctarët të japin përgjigjen e vaksinës të variantit të ri të virusit.
Ndërkohë nga 13 dhjetori në vendet e Bashkimit Evropian vaksinën Fajzer do të mund ta marrin fëmijët që kanë 5 vjet. Prioritet do të kenë fëmijët me rrezik të lartë nga sëmundjet e rënda.
Ndërkohë kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, ka rritë trysninë për të pavaksinuarit në vend. Ju rekomandan personave të cilët nuk janë vaksinuar plotësisht kundër covid 19 tu ndalohet shkuarja në restorane, kinoteka dhe shitore të cilat nuk janë të domosdoshme. Pa ashtu fton për vaksinim të detyrueshëm kundër covid 19 duke filluar nga shkurti i vitit 2022.
Për shkak të trendit të valës së katërt të epidemisë, Sllovenia ndërkohë nuk mendon për aplikimin e vaksinës së detyrueshme. Sekretarii përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Gutieresh porositi se mbyllja e kufinjëve për shkak të variantit të ri të virusit Omicron është i padrejtë, i dënueshëm dhe jo efektiv.
Ai vlerëson se vendet nuk guxojnë të dënohen kolektivisht sepse kanë identifikuar dhe ndarë informacione kyçe, shkencore dhe epidemiologjike në botë.
