Botë

Jahjaga: bartim përgjegjësi për zhgënjimin e qytetarëve

18.12.2014 16:17

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës...

Fjalimi i saj u ndoq vetëm nga deputetët e partive qeveritare, pasi deputetët e partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë lëshuar sallën.

Jahjaga, gjatë fjalimit të saj është fokusuar në ngërçin politik gjashtëmujor të krijuar nga partitë politike, demokracinë e brishtë të institucioneve shtetërore, korrupsionin dhe radikalizmin fetar, integrimet euroatlantike dhe dialogun me Serbinë, çështjen e liberalizimit të vizave, por ajo ka prekur edhe varfërinë, e cila po i detyron qytetarët e Kosovës të marrin rrugën e migrimit ilegal.