Nga Riga, Osmani direkt në Stokholm në Këshillin Ministror të OSBE-së
Pas përfundimit të sotëm të Këshillit të Aleancës Veriatlantike....

Pas përfundimit të sotëm të Këshillit të Aleancës Veriatlantike, Bujar Osmani ka udhëtuar drejtpërdrejt për në Stokholm të Suedisë, ku nga nesër do të mеrrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së të organizuar nga kryesia suedeze e kësaj organizate.
Gjatë qëndrimit në Stokholm, Ministri Osmani do të mbajë fjalim në seancën plenare të këshillit, si dhe do të marrë pjesë në ngjarje/takime lidhur me temat kryesore të organizatës. Në margjina do të ketë takime të shumta me homologët e tij nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, por edhe me përfaqësues të Sekretariatit të organizatës.
Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Trojkës së OSBE-së vitin e ardhshëm, së bashku me Suedinë, këtë vit dhe Poloninë, e cila mban presidencën e vitit 2022. Vitin e ardhshëm, Maqedonia e Veriut do të kryesojë Grupin e Partnerëve Mesdhetarë për Bashkëpunim me OSBE-në, si një mundësi e mirë për të lënë gjurmë në arenën më të gjerë ndërkombëtare, duke avokuar dhe promovuar bashkëpunimin si shtytës i marrëdhënieve ndërkombëtare.
