Kufomat nga aksidenti tragjik transportohen me kamion nga Mjekësia Ligjore në Bullgari

02.12.2021 13:07

Mjekësia Ligjore në Bullgari....

Mjekësia Ligjore në Bullgari tashmë ka përfunduar ekspertizën e 45 kufomave nga aksidenti tragjik në rrugën “Struma”.

Mbetjet mortore sot janë transferuar me automjetin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit, përmes një avioni ushtarak të siguruar nga Qeveria e Bullgarisë.

Automjeti mëngjesin e sotëm është parë para Mjekësisë Ligjore në Bullgari, ndërsa raportohet se të pranishëm janë edhe autoritetet bullgare.