Botë
Merkel: sanksionet ndaj Rusisë, të pashmangshme
18.12.2014 16:19
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se sanksionet kundër Rusisë mbeten të pashmangshme...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se sanksionet kundër Rusisë mbeten të pashmangshme, për aq kohë sa Moska nuk respekton sovranitetin e Ukrainës.
Këto komente Merkel i ka bërë në fjalimin e saj vjetor para Parlamentit gjerman.
Merkel, ka përsëritur se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën në Ukrainë.
“Qëllimi është dhe mbetet siguria evropiane së bashku me Rusinë, jo kundër Rusisë. Derisa nuk arrihet ky qëllim, sanksionet mbeten të pashmangshme”- ka thënë Merkel.
