Zgjedhjet për kryetar në LSDM, Despotovski paralajmëron kandidaturën e tij

02.12.2021 15:36

Drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotosvki....

Drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotosvki, paralajmëroi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së. Konsideron se ka përvojën e duhur brenda organeve partiake, por edhe koncept për të unifikuar partinë dhe shoqërinë në përgjithësi.

Gjithsesi, vendimin përfundimtar pritet ta shpall gjatë ditës së premte.      

“Seriozisht po mendoj, nuk është sekret. 25 vjet anëtar i partisë, kam kaluar shumë faza, nga niveli më i ulët deri në organet më të larta të partisë, në 25 vitet e kaluara. Mendoj se kam rezultate reale në angazhimin tim, ashtu që mendoj se mund të ofroj një koncept të ri, me të cilin jo vetëm që do të bashkohet partia por edhe shoqëria. Megjithatë vendimi nuk është i lehtë, sfida është e madhe, koha është e komplikuar, përgjegjësia është shumë e madhe, megjithatë vendimin do ta shpall nesër.” ,- tha Jovan Despotovski nga LSDM.

Aktualisht, kandidaturën për kryetar partie e ka dorëzuar dy anëtarë të LSDM-së, zëvendësministri i financave, Dimitar Kovaçevski, dhe ish nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski.

Spekulohet edhe kandidimi i mundshëm i ish sekretarit organizativ të LSDM-së, Mile Zeqeviç.

Rastësi ose jo, më 12 dhjetor kryetar partie do të zgjedh edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE. Në garën për kryetar të VMRO-DPMNE-së, deri tani, kandidat i vetëm është kryetari aktual, Hristijan Mickovski. (Shpëtim Nuredini, TVM2)