Lloji i ri i Kovid-19 “Omikron”, Danillovski: Karantinë për personat që udhëtojnë

02.12.2021 15:58

Arsye për shqetësim ka, por nuk ka nevojë për panik....

Arsye për shqetësim ka, por nuk ka nevojë për panik. Kështu vlerëson epidemiologu, Dragan Danillovski, për llojin e ri të Kovid-19 “Omikron”. Bëjnë thirrje të mos lejohet të përsëritet skenari me llojin “Delta” që u lirua të hyjë në vend.

Danillovski bën thirrje për kontroll të përforcuar për personat që udhëtojnë.

“Kur unë tash them se secili që do të kalojë kufijtë duhet të vendoset në karantinë prej katërmbëdhjetë ditësh, ideja për këtë ishte të blejmë kohë. Kështu vepron e tërë bota. Kohë në të cilën do të shihet se si virusi sillet në teren. Më me rëndësi është se si ai do të sillet te ne  ku përqindja e personave që kanë imunitet është 75 për qind, a do të ketë forcë të depërtojë? Për këtë  na duhej të blejmë kohë.”,- deklaroi epidemiologu, Dragan Danillovski.

Danillovski konsideron se duhet të ketë zgjedhje sa i përket vaksinave. Sipas tij, “Fajzer” është vaksina më imunogjene  adekuate për pleq dhe persona me sëmundje kronike. Thotë se duhet të ketë edhe vaksinë “Sputnik”, por edhe “Sinovak”, e cila iu përshtatet gjeneratave të reja.

Analizat e MSh-së: Vaksinat parandalojnë  vdekshmërinë

Analizat që i bëri MSh për efikasitetin e vaksinave është vërtetuar se nga 16.691 të hospitalizuar 1014 kanë qenë tërësisht të vaksinuar. Sa i përket vdekshmërisë, nga 3947 raste të vdekjes, 179 janë regjistruar te personat tërësisht të vaksinuar. Shikuar në përqindje efikasiteti i dy dozave të vaksinave për parandalimin e hospitalizimit është 88.7, ndërsa në parandalimin e vdekshmërisë mbi 91 për qind. (Flutura Latifi, TVM2)