Analizë e zonave zhvillimore: Të gjitha kompanitë e huaja janë aktive
Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale....

Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale ka përgatitur një analizë të efekteve të investimeve të huaja në zonat industriale në 10 vitet e fundit.
Analiza tregon se të gjitha kompanitë që janë aktive në zona kanë arritur rritje të vazhdueshme në dekadën e fundit. Ka rritje të vendeve të punës, pagave dhe pagesave në buxhetin e shtetit.
“E rëndësishme është se në periudhën e analizuar të hyrat e kompanive janë në rritje të vazhdueshme, numri i të punësuarve po rritet me dinamikë të shtuar dhe të hyrat nga këto kompani që hyjnë në buxhet janë rritur. Më vjen mirë që ka rritje të produktivitetit të punës dhe në të ardhmen do të punojmë për rritjen e pagave sepse kjo është e logjikshme.”,- deklaroi drejtori i Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski.
Qëllimi i analizës është të inkurajojë diskutimin me komunitetin akademik dhe të biznesit, i cili më tej do të rezultojë në përfundime konkrete të përbashkëta dhe udhëzime për krijimin e politikave të reja në fushën e nxitjes së investimeve.
“Drejtoria për Zonat Zhvillimore nis një koncept të ri komunikimi me investitorët potencialë, në të cilin vend qendror zë mesazhi “Rritemi së bashku”, i bazuar në shifrat që prezantojmë sot. Ne ofrojmë mundësi për të gjithë investitorët, por edhe përvojë nga e kaluara për rritje dhe zhvillim. Maqedonia nuk është më vend i fuqisë punëtore të lirë.”,- tha Despotovski.
Nga 2010 deri në 2020 të hyrat e kompanive në zonë janë 231 milionë euro, që për periudhën e analizuar është shënuar rritje prej 16 për qind.
Nëse analizojmë numrin mesatar të vendeve të reja të punës, në atë periudhë mesatarisht janë 1289 vende të reja pune, rritja mesatare 83% ndërsa rritja mesatare vjetore e produktivitetit është 55%. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
