MSh: Vaksinat anti Kovid në RMV, shumë efikase

02.12.2021 17:16

Analiza për efikasitetin e vaksinave kundër Covid-19....

Analiza për efikasitetin e vaksinave kundër Covid-19 ndaj popullatës në vend tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve nga Covid-19.

Në konkluzionin nga analiza të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se vaksinat nga prodhues të ndryshëm nuk kishin dallime të mëdha në efektivitetin e tyre në parandalimin e vdekjes nga Covid-19, por kishte dallime në parandalimin e shtrimit në spital nga Covid-19.

Analiza tregon se një dozë e vaksinës Covid-19 është e pamjaftueshme për të parandaluar pasojat e rënda të sëmundjes dhe thekson rëndësinë e marrjes së të paktën dy dozave të vaksinës.

Në një analizë fillestare gjithëpërfshirëse të efikasitetit të vaksinave kundër Covid-19 në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjen nga Covid-19 tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të gjithë përdoruesit e sistemit elektronik shëndetësor “Termini Im” janë monitoruar që nga dita e vaksinës së parë të regjistruar më 15 janar 2021 deri më 30 shtator 2021.

Në analizë janë përfshirë gjithsej 1.886.124 qytetarë të moshës mbi 11 vjeç, ku përfshihen 779.558 persona të vaksinuar që kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 1.106.566 persona të pavaksinuar.

Deri më tani 41,33% janë vaksinuar me të paktën një dozë, nga të cilat shumica (37,78%) janë vaksinuar plotësisht me dy doza. Shumica e të anketuarve morën vaksinën nga Pfizer/BioNTech dhe vaksinën nga “Sinovac”.