Bourla: Vaksinimi anti Kovid nevojitet me vite

02.12.2021 17:29

Njerëzit do të duhet të vaksinohen....

Njerëzit do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit me vite, ka thënë shefi i Kompanisë “Pfizer”. Mjeku, Albert Bourla, ka thënë se sipas tij vaksinimi i përvitshëm është i nevojshëm për të ruajtur mbrojtjen e lartë kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Drejtori ekzekutiv i Kompanisë “Pfizer”, i ka bërë këto deklarata para situatës së krijuar nga varianti i ri i koronavirusit, “Omicron”, i cili është identifikuar muajin e kaluar në Afrikën e Jugut.

Sipas Bourlas, “Pfizer” tashmë e ka modifikuar vaksinën me qëllim që të luftojë me variantin Beta, po ashtu të identifikuar në Afrikën e Jugut, dhe variantin Delta të identifikuar për herë të parë në Indi.

Kompania është duke punuar tani në modifikimin e vaksinës si përgjigje ndaj variantit “Omicron” , e cila, sipas tij, mund të jetë gati për rreth 100 ditë.

Sipas tij, vaksinat kanë ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve gjatë pandemisë dhe pa vaksina "do të rrezikohej struktura themelore e shoqërinë sonë’.

Deri në fund të vitit 2021, “Pfizer” pritet të prodhojë edhe tre miliardë doza të vaksinës së saj derisa katër miliardë doza shtesë janë paraparë për vitin 2022.