Kovid-19, 16 të vdekur, përfshirë një 33 vjeçar

02.12.2021 17:34

Virusi Korona në 24 orët e fundit....

Virusi Korona në 24 orët e fundit u ka marrë jetën edhe 16 personave në vend, përfshirë edhe një 33 vjeçar nga Manastiri dhe një 44 vjeçar nga Shkupi.

Po ashtu është njoftuar edhe për një të vdekur nga virusi Korona më 30 tetor. Njëherit nga 2440 të testuar janë regjistruar edhe 333 raste të reja, prej të cilëve 154 në Shkup.

Sipas autoriteteve shëndetësore, brenda 24 orëve janë shëruar edhe 376 pacientë, derisa numri i rasteve aktive në vend është 8.050 persona.