Stokholm, takimi i këshillit ministror të OSBE-së
Nevojitet unitet brenda OSBE-së....

Nevojitet unitet brenda OSBE-së për tu ballafaquar me sfidat që e tangojnë rajonin e OSBE-së, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani, në kuadër të takimit të këshillit ministror të OSBE-së.
Shefi i diplomacisë Osmani si kryesues i OSBE-së në vitin 2023 theksoi rëndësinë e perspektivës evropiane për rajonin, si një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin.
Maqedonia e Veriut është një vend anëtarë me vlerë të shtuar, e cila promovon demokraci dhe dëshmon në aftësitë e saja për të menaxhuar problemet e brendshme dhe ato me fqinjët, ka thënë Osmani.
“Maqedonia e Veriut është vlerë e shtuar si vend participues pjesëmarrës në OSBE por para së gjithash si vend që do të kryeson në vitin 2023. Në këtë mënyrë duke promovuar një demokraci të veçantë funksionale e cila ka pasur kapacitet për ti tejkaluar edhe vështirësitë e brendshme por edhe vështirësitë me fqinjët dhe në këtë mënyrë është shenduar në promotor i stabilitetit dhe sigurisë në rajon.”,- tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Në këtë sesion u diskutua dhe situata në Ukrainë. Vendet anëtare të OSBE-së i bëjnë thirrje Rusisë të ul tensionet dhe të tërheq ushtarët në kufi me Ukrainën, ndryshe sipas tyre, do të ballafaqohet me kriza serioze.
“Misioni special vëzhgues në Ukrainë mbetet faktor kyç i stabilitetit. Ky mision dha qasje të pakushtëzuar dhe pakufizuar në Ukrainë për ndjekjen e situatës.”,- theksoi ministrja e jashtme e Suedisë, Ana Linde.
Në margjina të këshillit ministror të OSBE-së janë takuar edhe shefat e diplomacisë të SHBA-së dhe Rusisë të cilët kanë shkëmbyer mendime për krizën në Ukrainë. Kanë theksuar nevojën e diplomacisë për të tejkaluar tensionet mes dy vendeve. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
