Grupacioni i prodhuesve të plastikës, rrezikohen 32 ndërmarrje dhe 600 vende pune
Ligji që ndalon përdorimin e qeseve të plastikës....

Ligji që ndalon përdorimin e qeseve të plastikës rrezikon ekzistencën e 32 ndërmarrjeve dhe 600 vendeve të punës, thonë nga Grupacioni i prodhuesve të plastikës.
Ata njëherit konsiderojnë se periudha prej një viti e gjysmë që u është dhënë prodhuesve të plastikës të përshtaten pas një qershorit të vitit 2023 është shumë e shkurtër dhe ka shkaktuar kaos total.
Ata kërkojnë më shumë afat që të arrihet rregullorja për standardet biodegraduese, sepse nevojiten makineri të reja për riorientim të punës.
“Të gjitha porositë kryesore nga tregjet dhe nga klientët tanë janë anuluar. Pra, do të biem në rreth 10 për qind të prodhimit total. Ne humbasim 90 për qind të prodhimit. Punëtorët do të largohen nga puna, tashmë kemi njoftime për largim nga puna. Dhe për të kaluar në qese të biodegradueshme, së pari materiali nuk është i disponueshëm, së dyti nevojitet investim në makineri të reja. Të gjithë kemi investuar në makineri të reja, në trajnime të reja për punëtorët, në përmirësimin e kushteve të punës dhe tani duhet të investojmë sërish në makineri të reja dhe nëse investojmë materiali është i padisponueshëm, është globalisht, jo vetëm në vendin tonë. Ne duhet tu vendosim çelësin kompanive tona.”,- u shpreh Aleksandar Borizovski nga Grupacioni i Prodhuesve të Plastikës.
Eli Kaqeva kryetare e Grupacionit të prodhuesve, konsideron se në asnjë shtet nuk e ndalur tërësisht përdorimin e qeseve të plastikës. Këtu paraqitet problem edhe me gjobat marramendëse për tregtarët, por edhe për qytetarët të cilët duhet të paguajnë një qese 15 denarë.
“Analiza lomparative tregon se çmimi i qeseve në Serbi është 7.5 denarë, ndërsa në Greqi 9 den. Konsiderojmë se rritja e çmimit duhet të jetë në etapa. Rritja e çmimit është në një kohë të papërshtatshme, në këtë krizë ekonomike dhe pandemie. Po ashtu duhet të intervenohet edhe në dispozitat ndëshkuese, sepse gjobat për tregtare arrijnë në 180.000 euro. Nga këto ndryshime ligjore në mënyrë direkt demantohen kompanitë dhe qytetarët.”,- tha kryetarja e Sindikatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qeseve të Plastikës, Eli Kaqeva.
MMJPH: Ankesat e prodhuesve të plastikës janë të pabaza
Nga Ministria e Ambientit i quajtën të pabaza ankesat e prodhuesve të plastikës, sepse, sipas tyre, iu është i mjaftueshëm afati deri më një qershor 2023 që të përshtaten për standardet e reja.
“Edhe krahas obligimit të tyre që më herët të reagojnë dhe ta përgatisin prodhimtarinë e tyre për ligjin e ri, ne hoqëm dorë nga rregullat e tona edhe një vit e gjysmë tua vazhdojmë shfrytëzimin e materialit të cilin tashmë e kanë. Nga viti 2013 ata nuk kanë pasur të drejtë të prodhojnë. Nuk kanë guxuar të shfrytëzojnë material tjetër për qeset për bartjen e mallrave në shitje me pakicë.”,- theksuan nga MMJPH.
Të dhënat tregojnë se një qese plastike shfrytëzohet mesatarisht 12 minuta, ndërsa për tu asgjësuar nevojiten prej 20 deri në 1000 vjet. (Farije- Dauti Bakiu, TVM2)
