Tiranë, Gashi takoi kryeministrin Rama
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi...

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka qëndruar për vizitë në Tiranë ku ka takuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Siç ka njoftuar Gashi nëpërmjet një postim në facebook, i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie, Hysni Ismaili, në takimin me kryeministrin Rama u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe për rëndësinë e madhe që ka hapja e negociatave për aderim në BE për Maqedoninë e Veriut, ngase nga kjo varet edhe fillimi i negociatave për Shqipërinë.
Gashi njëherit ka theksuar se nëse hapja e negociatave për Shqipërinë vetëm pak varet nga vendimi i Alternativës për t’u përfshirë në qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, kjo për shkak të ndërlidhjes mes këtyre dy shteteve në rrugën euro-integruese, kjo është gjëja më e paktë që mund ta bëjmë ne për Shqipërinë.
