Shqipëri, vaksinimi i administratës publike - i detyrueshëm
Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri....

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur një sërë masash të reja për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit korona. Vendimi i parë ka të bëj me atë se të gjithë personat në moshën mbi 18-vjeç mund të marrin dozën e tretë përforcuese nëse janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës të paktën 6 muaj më parë.
Ekspertët epidemiologë në Shqipëri, po ashtu, morën vendim që deri më 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi më 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negativ çdo 5 ditë.
Komiteti, gjithashtu, tha se duke u nisur nga fakti që varianti i ri, Omicron, është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, rekomandon ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në Afrikën e Jugut, në Keni, Angolë, Zambi, Bostvana dhe Senegal.
“Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njësitë shëndetësore”, thuhet në njoftimin për media të Komitetit.
