Aksidenti tragjik në Bullgari, 45 trupat e pajetë mbërrijnë në aeroport
Mbetjet mortore të 45 qytetarëve....

Mbetjet mortore të 45 qytetarëve të vendit të cilët tragjikisht humbën jetën në aksidentin tragjik në Struma në afërsi të qytetit Pernik të Bullgarisë, aritën në aeroportin nderkombetar te Shkupit.
Nga Bullgaria kufomat u transportuan me dy avionë ushtarak dhe në aeroportin ndërkombëtarë ata po u dorezohen familjarëve. 45 trupat e pajete ne aeroportin e Shkupit u priten nga nje delegacion i lartë shtetëror , kryeministri Zaev, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, presidenti Stevo Pendarovski, ministri i jashtem Buajr Osmani, ai i financave Fatmir Besimi, si dhe ministra dhe perfaqesues të tjerë të kabinetit qeveritar.
Pas transportit në aeroport, me kërkesë të më shumë familjarëve , kufomat dergohen në shtëpitë e tyre, rrespektivisht në varreza .
Edhe pse ditë më parë nga MPJ u informua që viktimat do të priteshin me homazhe në Sheshin Skenderbeu, agjenda ndryshoi me kërkesën e familjarëve të cilët kanë kërkuar që trupat e viktimave t’ju dorëzoheshin familjarëve që nga aeroporti, me qëllim që ceremonia e varrimit të bëhet para namazit të xhumasë.
Për shkak të motit të keq, avionët ushtarak të Bullgarisë, janë nisur me vonesë , dhe në aeroportin e Shkupit arriten rreth ores 11:30 minuta.
Ministria e punëve te jashtme ka informuar qysh nga dita e djeshme Ne sheshin Skenderbeu, qytetarët kanë mundësinë për të dalë dhe per ti nderuar 45 viktimat, duke vendosur korora lulesh , duke ju dhene keshtu lamtumiren e fundit bashkeqytetarëve të tyre të cilet humben jeten tragjikisht ne Pernik te Bullgarisë.
