Aksidenti në Bullgari, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit
Aksidenti i rëndë dhe me përmasa tregjike....

Aksidenti i rëndë dhe me përmasa tregjike i autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 23.nentorit në autostradën Struma në jugperëndim të Bullgarisë, në afërsi të qytetit të Pernikut.
Autobusi me 52 pasagjerë ishte nisur nga Stambolli dhe po kthehej në Shkup. Viktimat dhe 7 personat e mbijetuar kishin qenë për një vizitë tre ditore në Stamboll dhe po ktheheshin prej andej.
Udhetarët të cilët i shpetuan kësaj tragjedie fillimisht u transferuan në spitalin e Sofjes per kurim, dhe pas disa ditësh kur gjendja e tyre shëndetësore u përmirësua, të njejtit u transferuan në klinikat e Shkupit per trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. per 45 viktimat, Disa ditë rrjesht ka vazhduar procesi I identifikimit përmes AND-së, ku morrën pjesë specialistë dhe profesorë të Mjekësisë Ligjore nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Mes 45 të vdekurve janë 12 fëmijë.
