Personat me aftësi të kufizuara, Caovska: Siguruam kushte për arsim cilësor

03.12.2021 13:24

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftësi të kufizuara....

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftësi të kufizuara ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska ka deklaruar se MASH dhe Qeveria kanë bërë hap të rëndësishëm në avancimin e të drejtave dhe mundësive për arsim cilësor të fëmijëve me pengesa.

Në vitin 2021 sistemi arsimor konsiderueshëm  ka ngritur nivelin e përfshirjes, ndërsa përpjekjet e institucioneve të sistemit të udhëhequra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë rezultat konkret.

Personat me pengesa munden dhe e ndryshojnë botën. Ato janë pjesëmarrës të barabartë aktivë në proceset dhe ndryshimet shoqërore ka thënë Carovska.

“Kemi arritur përfshirje të plotë në pjesën e arsimit fillor. Materialet e reja për mësim janë të disponueshme në versionet elektronike dhe audio, ndërsa për herë të parë në alfabetin e Brajit për të gjithë nxënësit me shikim të dëmtuar. Shkollat   fillore të veçanta janë transformuar në shkolla me qendra burimore, shërbimet profesionale në shkollat janë forcuar, ndërsa shërbimi i asistencës arsimore është bërë zgjidhje sistematike. “Aktualisht 500 asistentë edukativo-arsimor sigurojnë mbështetje në procesin e edukimit të nxënësve në shkollat e rregullta dhe ajo më nuk është shpenzim i familjeve të nxënësve, por obligim i shtetit” – tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Me qëllim përfshirjen e fëmijëve me zhvillim atipik në mësim të rregullt, MASH në bashkëpunim me partnerët evropian siguroi bursa për regjistrim në klasën e parë dhe të dytë, ndërsa është rritur edhe shuma mujore e bursave të cilën MASH i ndan për nxënësit e shkollave të mesme me aftësi të vecanta me mbi 27%. 

Përmes kësaj dite e gjithë shoqëria po dërgon një mesazh të fortë  për tu luftuar stereotipet se nevojat  e vaçanta janë bariera për individin të vendos synime personale, dhe të jep kontribut në zhvillimin e vendit. (Flutura Latifi, TVM2)