Personat me aftësi të kufizuara, të respektohet konventa ndërkombëtare
Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.....

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar akoma paknaqësi,të drejta dhe kushte jo adekuate të cilat nuk janë në pajtueshmëri me Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Këtë e kanë konstatuar vëzhgimet e avokatit të popullit dhe Organizatat joqeveritare për personat me aftësi të kufizuara në suaza të kornizës së pavarur për vëzhgim. Sipas tyre Republika e Maqedonisë së Veriut akoma nuk ka arritur të gjejë mirkuptim për personat me aftësi të kufizuara
“Aspak apo diçka është bërë.Ajo çka është më e keqja në këtë situatë është se mungon mirkuptimi gjegjësisht perceptimi.Më së shumti mungon harmonizimi i legjislativës tonë me Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara ,ajoduhet të implementohet sepse ne si shtet e kemi ratifikuar atë” – tha Liljana Klimoska nga Oraganizata joqeveritare “Polio Plus”.
Sa i përket arsimimit dhë shërbimeve sociale ka përparim të vogël, por prap se prap personat me aftësi të kufizuara hasin në pengesa jo vetëm fizike apo arkitektonike por edhe në komunikim.
Avokati i Popullit: Nuk janë të përfaqësuar në pozita drejtuese
Ndaj këyre personave nuk mungojnë as stereotipet apo qëndrimet disktiminatore ndaj tyre, theksojnë nga institucioni avokati i popullit.
“Para jush marr obligimin se dyert e Avokatit të popullit do të jenë të hapura që të gjithë sëbashku çka është e mundur më shumë që këta persona të jenë plotësisht të integruar në shoqërinë tonë” – deklaroi Avokati i Popullit, Naser Zyberi.
“Personat me aftësi të kufizuara akoma nuk kanë përfaqësues të tyre as puhtetin legjislative,at ekzekutiv apo drejor të emëruar në ndonjë nga organet apo institucionet,aq më pak në sistemin e jurisprudencës” – theksoi Zv. e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska - Mustafa.
Avokati i popullit para dy viteve i përfshiu organizatat joqeveritare në procesin e montorimit për zbatimin e Konventës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara .
Tani atë bashkëpunim e zyrtarizuan me nënshkrimin e memorandumit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
