Sheshi Skënderbeu, qytetarët me nderime të fundit për 45 viktimat

03.12.2021 14:29

Në sheshin “Skenderbe” në Shkup....

Në sheshin “Skenderbe” në Shkup u vendosën kurora me lule ku qytetarët kishin mundësi që deri në ora 13 të bëjnë nderime dhe t’ju japin lamtumirën e fundit 45 viktimave të cilët  humbën  jetën në aksidentin tragjik me autobusin në autostradën “Struma” në Bullgari. 

Qytetarët thonë se janë këtu për të nderuar dhe për tu solidarizuar me familjarët e  viktimave.Kjo është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për mbarë shoqërinë, u shprehen qytetarët.

“Dola që të jap një përkrajhe të shpirtit para Zotit të madh, qofshim në amshim me zotin e madh. Familjeve ju shprehim ngushëllime. Porosi e vacant është kjo, njeriu  është në radhë të parë, njeriu  është para se gjithash, njeriu duhet  të mbrohet,  duhet të ndërtohet” - tha Imrane Sulejmani, qytetare. 

“Kemi ardhur këtu për tu shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që i humbën më të dashurit e tyre në akisdentin tragjik që ndodhi në Bullgari. Nuk di as si të shprehem, nuk ka fjalë me të cilat mund të përshkruhet dhimbja e familjarëve. Duhet të kemi shumë kujdes, të gjindet ndonjë zgjidhe që mos të ndodhin kësi tragjedi. Brenda dy viteve kemi shumë viktima si në spitalin e  Tetovës, në Gostivar dhe tani kjo tragjedi me autobusin” – u shpreh Slavica Velkovska, qytetare.

Autoritetet fillimisht kishin paraparë që viktimat të nderohen me homazhe në sheshin Skenderbeu, dhe nderimet e fundit nga ana e qytetarëve  me vendosjen e luleve,  si dhe gjithë ceremonia e kortezhit mortor  të ndiqej përmes videobimi të vendosur në shesh, por kjo u anulua me kërkesë të familjarëve  të cilët kërkuan që kufomat nga aeroporti tu jepen menjëherë familjeve që më pas të dërgohen për në shtëpinë e tyre të fundit, ku  trupat e pajetë do të  prehen përjetësisht.

Aksidenti me përmasa tregjike i autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 23 nentorit në autostradën Struma në jugperëndim të Bullgarisë, në afërsi të qytetit të Pernikut.

Autobusi me 52 pasagjerë ishte nisur nga Stambolli dhe po kthehej në Shkup.  45 viktimat së bashku me 7 personat e mbijetuar kishin shfrytëzuar vikendin e zgjatur tre ditor për një shëtitje  deri në Stamboll, prej ku po ktheheshin.

Udhetarët të cilët i shpëtuan kësaj tragjedie  fillimisht u transferuan në spitalin e Sofjes per kurim, dhe pas disa ditësh kur gjendja e tyre shëndetësore u përmirësua, u transferuan në klinikat e Shkupit per trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Mes 45 të vdekurve janë 12 fëmijë. (Sanije Duraku, TVM2)