Aksidenti tragjik në Bullgari, VMRO kërkon përgjigje për historikun e autobusit

03.12.2021 15:40

Partia opozitare VMRO-DPMNE....

Partia opozitare VMRO-DPMNE edhe sot kërkon nga pushteti përgjigje  për numrin e ulëseve në autobus, dhe cila është e vërteta rreth regjistrimit të autobusit me targa të Prilepit, dhe më pas me targa të Shkupit, a është procedura në pajtim me historikun e ndryshimeve të numrit regjistrues dhe organit për regjistrim , qe targat të ndërrohen vetëm brenda dy diësh.

“Pushteti duhet të jep përgjigje se a është autobusi i dedikuar vetëm për 49 udhëtarë dhe si i tillë është i importuar dhe fillimisht i regjistruar me targa të Prilepit. Vetëm pas disa ditësh , autobusi është rishitur, dhe i regjistruar me targa të Shkupit. A është autobusi i regjistruar me targa të Prilepit  në pajtim me historikun e ndryshimeve të numrit regjistrues dhe organit për regjistrim, më 13 tetorë të vitit 2020, dhe vetëm pas dy ditësh, më datë 15 tetor është bërë ndryshimi i targave të regjistrimit me tabela të Shkupit” - u shpreh Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

ASH, pushteti të jep llogari për tragjedinë

Ndërkohë nga Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate me shkrim ka thënë se pushteti duhet të jape përgjegjësi dhe llogari  për tragjedinë kur në banësën e fundit po përcillen 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari.

“Shprehim keqardhje për mënyrën se si ata që duhet të japin përgjegjësi dhe llogari për këtë tragjedi, vendosën që ta thellojnë dhimbjen dhe ta keqpërdorin këtë tragjedi me defilime partiake e politike. Paftyrësia e këtij pushteti, ashtu si edhe në tragjedinë e Llaskarcës, Tetovës dhe shumë të tjera, doli në pah edhe në këtë rast të  dhimbshëm. Familjarët kanë nevojë për të vërtetën dhe per drejtësi”.

Nga ASH thonë se luten për viktimat ndërkohë me familjarët e tyre bashkëndjejnë dhimbjen. (Flutura Latifi, TVM2)