MSH, analizat tregojnë se vaksinat janë efektive

03.12.2021 15:22

Hulumtimet për efektet e vaksinave kundër COVID-19....

Hulumtimet për efektet e vaksinave kundër COVID-19 në popullatën e Maqedonisë tregojnë se nuk ka dallime të mëdha ndërmjet vaksinave nga prodhues të ndryshëm në parandalimin e sëmundjes së rëndë dhe vdekjeve, por ka dallime në parandalimin e shtrimit në spital.

Dy doza të vaksinës të prodhuesit “Pfizer-Biontek” kishin efektivitetin më të lartë në parandalimin e shtrimit në spital, pasuar nga vaksinat “AstraZeneka” dhe “Sinovak”, të gjitha me efikasitet mbi 92 për qind.

Vaksinat e Sinofarm dhe prodhuesit Gamaleya Institute, sipas analizave, treguan më pak efektivitet në parandalimin e shtrimit në spital sesa tre vaksinat e mëparshme, por megjithatë kanë efektivitet të lartë mbi 80 për qind,njoftuan nga Ministria e shëndetësisë

Sipas analizave, një dozë e vaksinës COVID-19 është e pamjaftueshme për të parandaluar pasojat e rënda të sëmundjes, si dhe theksohet rëndësia e marrjes së të paktën dy dozave.