Dhembje dhe lot në Studeniçan e Moranë, varrosen anëtarët e familjes Iseni dhe Jahiu

03.12.2021 15:56

Studeniçani i dha lamtumirën e fundit 20 banorëve të kësaj komune...

“Studeniçani i dha lamtumirën e fundit 20 banorëve të kësaj komune të cilët humbën jetën tragjikisht në Bullgari. Edhe pse ata më nuk do të jenë në mesin e banorëve të këtij fshati, nuk do të lozin rrugëve të këtij fshati, kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”

Kufomat prej në aeroport erdhën në shtëpi, për tu përshëndetur për së fundi herë me familjen më të afërt. Dhimbja në këtë ditë për familjarët e të ndjrëve, por edhe për gjithë banoirët e komunës së Studeniçanit ishte e papërshkruar.

“Që nga dita e marrjes së informatës së parë deri sot dhe në këto momente sa vjen e shtohet ngarkesa e familjes tonë. Katër kufoma të familjes Iseni, mësuejsa Fikrije Iseni, vajza e saj Anisa Iseni 14 vjeç, Hamdi Iseni dhe bashkëshortja Mexhide Iseni. Gjithashtu edhe pjesa tjetër e familjes, faktikisht miqtë tanë të familjes Jahiju janë pjesë të famiëjes sonë, edhe atje janë dhjetë. Respektivisht janë 14 anëtarë të lidhur mes vete” – tha familjari, Fati Iseni.

Asgjë nuk do të mund ti kthen të ndjerit, megjithatë të gjithë kërkojnë përgjegjësi dhe zbardhje të plotë të rastit.

“Ishalla Zoti ju jep fuqi, forcë familjarëve të përballojnë këtë dhimvbje, të ndjerit Zoti i shpërbleftë me Xhennet dhe skemi tjetër përveç durimit. Por puna kryeosore që na intereson edhe familjarëve edhe neve është që organet kompetente rastin ta zbardhin deri në fund. Ka shumë dyshime për gjithë hetimet që po bëhen. Jo që do të jau kthej humbjet e mëdha që kemi përjetu, por mos të na përsëriten më kësi raste tragjike” – u shpreh Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki.

“Si përcaktim i Zotit ne e kmi pranuar dhe familjarët e pranojnë. Por shkaqet e ndodhisë janë hala enigmatike. Shumë pak kemi informacione të cilat shpresojmë se institucionet e shtetit në të ardhmen ta zbardhin këtë rast se siç po duket fatkeqësitë në vendin tonë janë rend pas rendi dhe shumë pak marrin epilog zbardhja e tyre” – deklaroi hoxha i fshatit, Ibrahim Shabani.

Në ceremoninë e vorimit në Studeniçan dhe në Moranë morrën pjesë një numër i madh i qytetarëve të ardhur nga të gjitha trevat e Shkupit , por edhe më gjërë. Fillimisht u vorosën trupat e të ndjerëve të fshatit Studeniçan dhe më pastaj së bashku të gjithë vazhduan për në Moranë. (Ersan Pajaziti, TVM2)