Covid-19, 7 viktima dhe 342 raste të reja në 24 orë
03.12.2021 16:08
3 prej viktimave janë nga Shkupi....

Është 7 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit.
3 prej viktimave janë nga Shkupi dhe nga dy viktima u regjistruan në Manastir dhe Ohër. Të gjithë personat kanë vdekur në spital.
Ndërkohë, nga 2.349 testime, janë regjistruar 342 raste të reja pozitive.
Kryeson sërish Shkupi me 135 raste. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë po ashtu regjistroi 348 pacientë të shëruar . Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 8.037.
