Personat me nevoja të veçanta, KMD: Kanë nevojë për qasje gjithëpërfshirëse

03.12.2021 16:36

Sigurimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave.....

Sigurimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në vendin tonë ka përparim të dobët. Ende nuk ka regjistër të saktë se sa persona me nevoja të veçanta ka në vend, e pandemia ka bërë që këto persona të anashkalohen edhe më tepër nëpër institucionet shëndetsore, vlerësojnë nga Komisioni për mbrojtje ndaj diskriminimit.

Ata kërkojnë që në afat sa më të shpejtë Ministria e shëndetsisë të siguroj qasje deri te shërbimet shëndetsore për këtë shtresë të popullatës.

Gjithashtu kërkojnë që ministria ti infromon edhe në lidhje me procesin e imunizimit  si dhe të nxjerr vërtetim për ata që nuk guxojnë të vaksinohen.

“Disave u është pamundësuar vaksinimi, disa nuk kanë pasur qasje, disa nuk guxojnë të vaksinohen për shkak të gjendjes shëndetsore. Sëmundjet e tyre kronike nuk ishin trajtuar, sepse i gjithë sistemi shëndetësor ishte fokusuar në luftën me pandeminë. Këto janë rrethana objektive. Patjetër të theksojmë se kur kemi të bëjmë me këtë popullatë, pjesën më të margjinalizuar, kjo do të thotë se duhet të kemi nivel më të lartë të vetëdijes. Kjo  është punë serioze dhe duhet menjëherë të fillojmë me implementimin e urdhëresave në ligjet, e më pas pasi të jenë të vërtetuar me ligj kompetencat, edhe të mirren masat e nevojshme” – tha Kryetarja e Komisionit për Mbrojtje ndaj Diskriminimit, Vesna Bendevska.

Këto u thanë me rastin e 3 dhjetorit, ditës së personave me nevoja të veçanta. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)