SHBA, infektohen 5 persona me variantin e ri Omicron

03.12.2021 17:26

Autoritetët në SHBA- njoftuan se me variantin e ri Omikron....

Autoritetët në SHBA- njoftuan se me variantin e ri Omikron të virusit korona janë infektuar pesë persona.  Sipas  autoriteteve nuk ka vend për panike, por ju bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbajnë maska.

Edhe pse rastet janë regjistruar në Nju Jork, kryetari i qytetit Debllasio tha se më tepër duhet të fokusohemi në variantin Delta.

“Akoma nuk kemi informacione konkrete si funksionojnë vaksinat me këtë variant, sidoqoftë kjo është e vërtetë. Kemi rastë në Minesota i lidhur direkt me qytetin e Nju Jorkut.

“E dimë tashmë që kemi raste në Nju Jork dhe kjo nënkupton që do të kemi edhe shumë raste të tjera sepse virusi është future në këtë territor”.

Kryetari i SHBA-ve,  Joe Biden i ftoi popullin amerikanë të pranojnë dozën e tretë të vaksinës kundër covid 19 dhe  ti përmbahen planit të tij për llojin e ri të virusit përmes disponueshmërisë më të madhe të vaksinave, por pa kufizime drastike në jetën e përditëshme.

Në Zvicër 2000 persona janë future në izolim në mesin e tyre edhe fëmijë, pasi në një shkollë rezultuan me pozitiv me variantin e ri dy nxënës.  Edhe Kroacia vendosi masa izolimi

Sipas hulumtimit varianti  Omicron i virusit Corona, e ulë ndjeshëm imunitetin rritë mundësin që të preksh nga të gjitha llojet tjera të virusit. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)