Botë
OBSH: Omicron nuk ka shkaktuar ende asnjë vdekje
04.12.2021 13:12
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë vdekje që lidhet me variantin e ri të virusit korona, Omicron...

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë vdekje që lidhet me variantin e ri të virusit korona, Omicron, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ky variant tanimë jashtëzakonisht infektues është i pranishëm në rreth 40 shtete të botës, ndërsa sipas OBSH-së ende duhet kohë për të kuptuar sesa infektues është ky variant, nëse shkakton sëmundje më të rëndë dhe sa janë efektive trajtimet dhe vaksinat kundër Omicronit.
Një numër i personave që janë infektuar me variantin Omicron, kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ky variant ishte identifikuar në nëntor në Afrikën e Jugut dhe mund të shkaktojë simptoma më të buta sesa variantet paraprake, përfshirë variantin Delta që është dominues në mbarë botën.
Agjencia për shëndetësi e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se Omicroni mund të jetë shkaktar i gjysmës së rasteve me COVID-19 në Evropë në muajt e ardhshëm.
