Maqedoni
Aksident në Shkup, i riu përplas për vdekje çiklistin 58-vjeçar
04.12.2021 14:17
Një 25-vjeçar ka përplasur për vdekje me veturën e tij një 58-vjeçar...

Një 25-vjeçar ka përplasur për vdekje me veturën e tij një 58-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Maxhari të Shkupit ndërsa viktima ka qenë duke drejtuar biçikletë.
“Më datë 04.12.2021 në ora 01.30 është raportuar se në Shkup, në rrugën Maxhari, automjeti “Ford Fokus” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.K.(25) nga Shkupi ka përplasur biçikletën e drejtuar nga A. A. (58). nga Shkupi. Çiklisti ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, njofton MPB.
Nga MPB shtojnë se viktima pas kontrolleve nga Prokuroria është dorëzuar për autopsi.
