Maqedoni
Bekteshi: Qeveria vendosë ngrirjen e çmimeve bazë
04.12.2021 14:39
Qeveria ka ngrirë çmimet e prodhimeve bazë të cilat janë aplikuar më 1 dhjetor 2021...

Qeveria ka ngrirë çmimet e prodhimeve bazë të cilat janë aplikuar më 1 dhjetor 2021, në tregtinë me shumicë dhe pakicë të.
-buka
-sheqeri
-miellit – tip 400
-vaji për ushqim
-qumështit me përmbajtje yndyre prej 2,8%, 3,2% и 3,5%;
-mishit të freskët dhe produkteve të mishit
-djathit dhe gjizës
Çmimet më të lartat të prodhimeve konstatohen në nivel të atyre çmimeve që janë aplikuar me 1 dhjetor të vitit 2021.
Nga ky vendim përjashtohen çmimet e zbritjeve të përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021. Qytetarët vlersojn se vendimi për ngrirjen e çmimeve është dashur të sillet më herët sepse çmimet e prodhumevebazë veç më janë rritur.
“Është një moment I mirë, pak do të ketë përmirsim nga kjo por sdo të jetë ndonjë ndryshim I madhë”, shprehet qytetari.
“Rrogat janë të njejta, pensionet janë të njejta kështu që unë nuk mendoj se do të jetë më mire”, thekson qytetari.
“I kemi pensionet e vogla, nuk mundemi ilacet tona ti blejm, mezi po mbijetojm është gjithçka shumë shtrejt dhe kjo le të kuptohet se ata nuk mendojn për ne”, shprehet qytetari.
Siç sqaron Ministria e Ekonomisë ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022. Kufizimi i çmimeve të prodhimeve primare në tregun e lirë vjen pas shtrenjtimeve si pasojë e krizës energjetike dhe shëndetësore në botë, që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të gjitha produkteve ushqimore.
SANIJE KASAMI
