Maqedoni

Vaksinimi kundër gripit sezonal, disponojmë me 4 mijë doza të vaksinave komerciale

04.12.2021 15:19

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mire kundër kësaj sëmundjeje, ndërsa Qendra për shëndet publik e rekomadon...

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mire kundër kësaj sëmundjeje, ndërsa Qendra për shëndet publik e rekomadon këtë për të gjithë popullatën. Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 40 mij doza vaksina falas për personat  e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike,  grate shtatëzëna dhe punonjësit shëndetësor. Kategoritë e tjera të qytetarëve që dëshirojnë të  vaksionohen mund ta bëjnë këtë në Qendrën e Shëndetit publik,  e cila ka siguruar 4000 doza të vaksinave komerciale. 
 
“Është vaksinë katërvalente e cila mbron nga katër lloje të virusit të influencestë tipit A, B dhe dy nëntipeve të këtij virusi. Aplikimi bëhet në Qendrën për shëndet publik   me pagesë kurse për firmat që janë të  interesuara ekipet tona shkojnë edhe në hapsirat e tyre me kusht që të  ketë interesim mbi 20 apo 30 persona. Çmimi i  vaksinës nëse është privat paguhet  është 800 denarë për një vaksinë. Nga vaksinat komerciale  që në numër janë 4 mij janë harxhuar përgjysmë diku 2000 doza dhe  planifikojmë gjatë muajit dhjetor të harxhohen të gjitha dozat”, u shpreh drejtori i institutit për shëndet publik Besim Zeqiri. 
 
Edhe mjekët amë rekomandojnë vaksinimin kundër gripit i cili pritet që fluksin ta ketë gjatë muajve  janar shkurt, ndërsa vaksinimi është e vetmja mënyrë që parandalon komplikimet e rënda. 
 
“Vaksina është e vetmja mënyrë preventive , por prap mund të sëmuremi por pasojat dhe komplikimet janë shum më të vogla se dhe gripi sezonal nuk është për nënçmim,  ka ditur të bëjë kërdi në populate  me komplikime shum të rënda”, theksoi mjeku Sedat Limani.   
 
Caktimi i  termineve për vaksinat që jipen falas bëhet në web faqen www. Vakcinacija.mk.
 
FLUTURA LATIFI