Maqedoni
Shumica e re parlamentare, Iseni: Do të jep stabilitet në dëm të Alternativës, VMRO do të heq dorë nga zgjedhjet
04.12.2021 15:36
Shumica e re parlamentare mund të sigurojë stabilitet politik dhe qëndrueshmëri deri në përfundimin e mandatit të qeverisë aktuale në vitin 2024...

Shumica e re parlamentare mund të sigurojë stabilitet politik dhe qëndrueshmëri deri në përfundimin e mandatit të qeverisë aktuale në vitin 2024, vlerëson analisti politik Xhenur Iseni. Sipas tij me përfshirjen e Alternativës parlamenti do të mund të votojë ligjet të cilat presin një kohë të gjatë votimin. Megjithatë Iseni thotë se zgjerimi i shumicës do ti kushtojë shumë Gashit në humbjen e votuesve në zgjedhjet e ardhshme.
“Hyrja e Alternativës në këto momente në qeveri do të siguron një stabilitet brenda shumicës parlamentare që ishte shumë e brishtë, faktikisht që nuk kishte numrat sepse në fakt neve tani na presin edhe shumë ligje ende kanë mbetur në sirtaret e parlamentit që nuk janë miratuar dhe krejt kjo ishte në dëm të qytetarëve dhe me futjen e tyre në qeveri disa ligje, por përfshirë edhe buxhetin do të kalojë. Nëse hyjnë në qeveri do të mund të punësojnë njerëz, të shpërndajnë tenderë dhe të kenë të gjitha përfitimet që sjell qeveria dhe pastaj të përdorin atë për të përfituar votues. Në atë mënyrë realisht do të mund të merrnin një numër të caktuar të votave klienteliste por do të humbnin shumë votues që janë të orientuar kryesisht opozitarë”, u shpreh analisti politik Xhenur Iseni.
Me formimin e shumicës së re parlamentare do të zbehet ideja opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare, thotë Iseni. VMRO sipas tij do të folusohet në forcimin e trupit votues.
“Edhe përskaj asaj që kërkon zgjedhje parlamentare edhe vetë ai nuk dëshiron që të ketë zgjedhje sepse për aq më shumë sa të zgjase kjo jetë e qeverisë, ai për aq më shumë edhe do ta rrisë trupin votues dhe do të stabilizon partinë VMRO- DPMNE”, theksoi Iseni.
Lëkundjet e shumicës parlamentare erdhën pas zgjedhjeve lokale, pasi Lëvizja Besa lëshoi qeverinë duke iu bashkangjitur bllokut opozitar për të rrëzuar qeverinë, inicijativë kjo që dështoi me absrtenimin e deputetit të tyre Kastriot Rexhepi. Përbërja parlamentare pozitë opozitë rezultoi me numër të barabartë të deputetëve 60 me 60 duke zbehur fuqinë e pushtetit.
MERAL ISMAILI
