Maqedoni
Rritja e çmimit të energjisë elektrike rrezikon ndërmarrjet dhe xhepin e qytetarëve
04.12.2021 15:53
Shumë sektorë rezikojnë punën e tyre nëse nuk sigurohet në afat të shkurtër energji elektrike me çmim real për kompanitë në vend...

Çmimet në bursa po rriten çdo ditë e më shumë, distributorët anulojnë porositë ose kërkojnë çmim më të lartë, të cilën kompanitë nuk janë në gjendje ta paguajnë. Profesori Universitar Sami Bislimi thotë se kompanitë për ta përballuar këtë rritje duhet të rrisin produktivitetin por një gjë e tillë është e pamundur për kompanitë e vendit duke e pasur parasysh strukturën e tyre prodhuese, ndërsa opcion tjetër mbetet edhe intervenimi nga qeveria.
“Më së shumti do të jenë të prekura ndërmarjet e vogla dhe të mesme të cilat edhe ashtu ballafaqohen me problemin e likuditetit, ballafaqohen me problemin e pamundësisë për të bërë investime në rritjen e aftësië prodhuese.I vetmi kompenzim mund të jetë vetëm nëse eventualisht intervenon qeveria me mjete buxhetore për ta kompenzuar shtrejtimin e cmimit të energjensëve dhe në këtë mënyrë të mbulohen deri diku humbjet të cilët do ti pëson ekonimia”, u shpreh profesori universitar Sami Bislimi.
Shtrejtimi I energjisë elektrike do të ndikojë drejpërdrejtë në xhepin e qytetarëve të cilët në fund do të paguajnë cmime më të larta ndërsa do të mbijetojnë vetëm kompanitë e huaja thotë Bislimi.
“Rritja e cmimit të prodhimeve do të ndikojnë në mënyrë direkte në standardin jetësor të qytetarëve por do të ndikon edhe në mbijetesën e ekonomisë së vendit. Shumë veshtirë kjo krizë të tejkalohet pa pasur rezerva të mjeteve dhe të rritjes së aftësisë prodhuese. Vështirë ekonomia e vendit në nivel të këtillë të mbijetojë, do të mbijetojnë kompanitë e huaja të cilat kanë mjete kanë kapital human për të mbijetuar në kushte të këtilla”, thekoi Bislimi.
Për momentin ka kompani të huaja që kanë siguruar sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike nga vendi ku vijnë , me çmim më të ulët, por nuk munden ta sjellin në vend për shkak të procedurave të regjistrimit si furnizues, dhe një numri të madh licencash.
GAZMEND KURTISHI
