Maqedoni

Dimkovski, prezenton buxhetin per vitin 2022, në fokus investimet për menaxhimin e ujërave

04.12.2021 16:10

Buxheti për sektorin e bujqësisë për vitin 2022 arrinë në 9,13 milird denarë...

Këtu përfshihen buxhetet bazë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, Agjencinë pagesore, Agjencinë për nxitjen dhe zhvillimin e bujqësisë, Agjencinë për ushqim dhe veterinari, Inspektoratin shtetëror për bujqësi, Inspektoratin shtetëror për pylltari dhe gjueti dhe Drejtorinë për punë hidrometeorologjike.
 
Dimkovski njoftoi se  shuma më e madhe, me vlerë prej 1,27 miliardë denarë nga buxheti i dedikohet Drejtorisë për ekonominë e ujërave, pasi që vazhdimisht e potencojn rëndësinë e sigurimit të kushteve për zhvillim të prodhimit stabil, konkurrent dhe bashkëkohor bujqësor. 
 
“Kjo nuk është e mundur pa ujë. Për këtë shkak vazhdojmë me investime në ekonominë e ujërave, të cilat përfshijnë vazhdimin e projekteve të filluara dhe ndërtimin e sistemeve të reja. Buxheti për vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 është rritur për 255,7 milinë denarë dhe këto mjete kryesisht dedikohen në ekonominë e ujërave, respektivisht 165,5 milionë denarë nga shuma e rritur në buxhetin për vitin 2022 janë dedikuar për projekte për investime kapitale në ekonominë e ujërave”, u shpreh zv/ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski.
 
Ai tha se në vitin 2022 do të fillojë projekti i ri - Programi për ujitje të Maqedonisë veriore, në vlerë prej 10 milionë denarë. Buxheti themelor i Minstrisë së Buqësisë për vitin 2022 është projektuar në 2,025 miliardë denarë, dhe sipas Dimkovskit, do të mundësojnë kontinuitet në realizimin e masave dhe politikave për zhvillimin e sektorit bujqësor.
 
Mjetet tjera nga buxheti janë dedikuar për investime në bujqësi dhe zhvillimin rural, me vlerë 279 milionë denarë, pastaj në  sektorin e pyjeve me vlerë prej 223 milionë denarë, prej të cilave 197 milionë denarë për policinë pyjore, 28 milionë denarë për programin për pylltari dhe gjueti.
 
Për investimet kapitale për zhvillimin rural janë ndarë 1,15 miliardë denarë, të cilat do të ndahen me qëllim të realizimit të Programit për përkrahje financiare të zhvillimit rural. 
 
SANIJE DURAKU