Maqedoni
Lamtumira e fundit për Gazmend Ukallin, kërçovarin që humbi jetën në aksidentin tragjik në Bullgari
04.12.2021 17:18
Me nderime të larta fetare, sot në varrezat e Kërçovës u varros Gazmend Ukalli viktima e vetme nga Kërçova në aksidentin tragjik në Bullgari...

Me nderime të larta fetare, sot në varrezat e Kërçovës u varros Gazmend Ukalli viktima e vetme nga Kërçova në aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 udhëtarët nga Maqedonia.
Me dhimbje e pikëllim të madh, Kërçova sot përcolli për në banesën e fundit, 27 vjeçarin Gazmend Ukalli, punëtorin e zellshëm të komunës së Kërçovës, i cili ishte në mesin e 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
Për të shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e djaloshit modest, të urtë e të ditur, kishin ardhur qindra qytetarë të Kërçovës dhe më gjërë, shokë, miq, familjarë dhe kolegët e tij, me të cilët punonte në kabinetin e kryetarit të komunës Fatmir Dehari.
Gazmendi ishte një djalosh me virtyte të larta njerëzore, një kuadër shumë i përkushtuar në punën e tij, duke dhënë kontributin maksimal deri në momentin e kalimit në botën e amshimit me rastin e aksidentit tragjik që atij i mori jetën së bashku me të fejuarën e tij Albina Beluli nga Tetova.
SHABAN DALIPI
