Botë

ShBA, dyshime se Rusia planifikon invazion në Ukrainë

04.12.2021 18:30

Forcat ruse po grumbullohen në kufirin me Ukrainën, duke rritur shqetësimet për një plani pushtimi nga ana e Moskës...

Nje zyrtar i shërbimeve secrete amerikane, duke dashur të mbetet anonym nga mediat ndërkombëtare citohet të ketë deklaruar seë Rusia nuk do ta vonojë shumë ofensivën e ajo mund të ndodhë në fillim të vitit 2022. I njëjti zyrtar pohoi se 100 bataljone, si dhe autoblinda, artileri e pajisje të tjera janë pjesë e planit rus.
 
Shërbimet e zbulimit mendojnë se po kështu se gati gjysma epersonelit ushtarak rus të propozuar për këtë qëllim, ose 175 mijë në total, janë duke u shpërndarë tashmë në pika të ndryshme pranë kufirit ukrainas.
 
Por një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden u zotua se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.
 
Por nga ushtria e Ukrainës kanë deklaruar se janë të gatshëm të luftojnë kundër forcave ruse në rast agresioni. Moska zyrtare i ka mohuar akuzat se planifikon invasion ushtarak në Ukrainë.