Maqedoni

Ivanovski: standarde evropiane në administratë

18.12.2014 18:08

Me reformat e filluara në Administratën e Maqedonisë, janë instaluar metoda evropiane për përmirësimin e punës së reparteve të resurseve njerëzore...

Me reformat e filluara në Administratën e Maqedonisë, janë instaluar metoda evropiane për përmirësimin e punës së reparteve të resurseve njerëzore në Administratën e Maqedonisë, si përparimi i mësimit elektronik dhe kualiteti i punës dhe udhëheqjes në administratë nëpërmjet programit CAF.
 
Kështu u shpreh ministri i Informatikës, Ivo Ivanovski, pas prezantimit të projektit “Përkrahja e reformave në Administratën Publike”, e përkrahur edhe nga Ambasada Britanike në Maqedoni.
 
“Ajo që është më e rëndësishme, ne qëndrojmë dhe do të qëndrojmë që punëtorët ta përforcojnë diturinë e tyre, që më mirë dhe më me kualitet t’i njohin dhe praktikojnë proceset e administratës, me qëllim që qytetarëve t’u ofrojnë shërbime të shpejta dhe kualitative”- deklaroi ministri i Informatikës, Ivo Ivanovski.
 
Ambasadori britanik në Maqedoni, Carls Garet, tha se reformat në Administratën e Maqedonisë janë çështje kyçe në rrugën eurointegruese të vendit.
 
“Kërkojmë administratë të trajnuar, efikase dhe transparente, ndërsa në rastin e Maqedonisë, reformat në administratë janë sferë kyçe në rrugën eurointegruese të Maqedonisë”- tha ambasadori i Britanisë, Carls Garet.
 
Bashkëpunimi  me Ambasadën britanike në Maqedoni ka filluar në vitin 2011, kur edhe u nënshkrua memorandum për bashkëpunim për projektin “Përkrahja në reformat e Administratës Publike”.  
 
BESIM ABDULLAI